UNHCR: Rreth 123.000 myslimanë kanë ikur nga Myanmar

E publikuar: 05/09/2017 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR, ka njoftuar sot se rreth 123.000 myslimanë të etnisë rohingya kanë ikur në Bangladesh qëkur dhuna shpërtheu ndaj tyre në Myanmar më 25 gusht.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Vivian Tan, ka thënë sot se numri i fundit vjen si rezultat i punëtorëve humanitarë të cilët janë duke kryer llogaritje të reja dhe më të sakta në kampet e refugjatëve, transmeton Express.

“Numrat janë shqetësues. Po rriten shumë shpejt”, ka thënë Tan.

Ajo ka thënë se kampet e vjetra të refugjatëve rohingya tashmë janë mbushur, ndërsa mijëra të tjerë janë duke pasur probleme të gjejnë strehim. /Express/