Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK.
Dako dhe 7 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit janë vënë në pasi ata akuzohen për korrupsion për një pallat të shembur nga tërmeti, i cili ishte ndërtuar pa leje.
Ndërkohë që Dako ka qenë i akuzuar edhe për berje votash si dhe për lidhje me bandat kriminale në fushatën e vitit 2017-të.
Në atë kohë Dako edhe pse u kap në përgjime mohoi çdo akuz, madje në një stuido televizive deklaroi se gjatë fushëtës ai ishte si “Supermeni’, pasi ishte gjatë gjithë kohës duke takuar njerëz në rrugë apo me kë pinte kafe.
Po ashtu një tjetër deklaratë e bujshme ka qenë dhe ajo kundër Lulzim Bashës në vitin 2018-të. Ky i fundit në atë kohë ka kërkuar dorëheqjen e Dakos pasi e akuzonte për vjedhje në tendera.
“Nuk mund të dalë kreu i opozitës dhe të thotë të arrestohet kreu i Bashkisë së Durrësit, unë jam njeri dhe kam ndjenja, por mbi të gjitha kam dhe familje. Unë jam njeri me reputacion jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Unë jam akullore, duart e mia janë akullore të pastërta dhe jo si kreu i opozitës që i ka me gjak dhe të zeza“, shprehje Dako në tetor të vitit 2018-të.