Si mund të mësohesh me vdekjen, edhe pse je besimtar, nëse mendon që, ndërkohë që ti vdes, të rinj tejet të dëshirueshëm të të dy gjinive kërcejnë në diskotekë duke u dëfryer tej mase, shkencëtarë të ndriçuar hulumtojnë sekretet e fundit të kozmosit, politikanë të pakorruptueshëm po krijojnë një shoqëri më të mirë, gazeta dhe televizioni kanë qëllimin të japin vetëm lajme të rëndësishme … Mendimi që, ndërkohë që gjithë këto gjëra të mrekullueshme ndodhin, ti je duke ikur, do të ishte i padurueshëm.
“Mësues, nuk do të doja të merrja vendime të nxituara, por kam dyshimin që ju jeni një koqe”.
“E sheh”, iu përgjigja, “je në rrugë të mbarë”.
Shumë kohë përpara se të ndërronte jetë, shkrimtari i famshëm italian, Umberto Eco, shkruajti një artikull për revistën L’Espresso, “Si të përgatitemi për vdekjen”. Një artikull thjeshtë brilant.
Nuk jam i sigurtë që them një gjë origjinale, por një prej problemeve më të mëha të qenies njerëzore është si të përballesh me vdekjen. Duket se problemi është i vështirë për ata që nuk besojnë (si të përballemi me Asgjënë që na pret më pas?), por statistikat thonë se kjo pyetje fut në siklet edhe shumë besimtarë, të cilët besojnë se ka një jetë pas vdekjes, e megjithatë mendojnë se jeta para vdekjes, është në vetvete kaq e pëlqyeshme, saqë ekonsiderojnë të pakëndshme që ta braktisin. Për këtë arsye duan që të shkojnë tek kori i ëngjëjve, por ama, sa më vonë që të jetë e mundur…
Kohët e fundit, një nxënës (një farë Kritoni) më pyeti: “Mësues, si mund të kuptojmë mirë vdekjen?” Iu përgjigja se e vetmja mënyrë për t’u përgatitur për vdekjen, është të bindemi se të gjithë të tjerët janë koqe.
E pashë Kritonin që u shtang, dhe nisa ta sqaroj më tej…