Ulutash takohet edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin për sigurinë

E publikuar: 22/01/2026 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Bazuar në njoftimin e KFOR-it, në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që prekin komunat, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftim thuhet se Ulutash nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të barabartë dhe pa dallim, si në veri ashtu edhe në jug.