Romani “Ulurima e Ujkut” e shkrimtarit Ag Apolloni po përkthehet edhe në çekisht, kurse pjesë nga romani shumë shpejt do të botohen edhe në revistën H-aluze. Është konfirmuar për KultPlus se përkthimin e kësaj vepre po e bën Orkida Backus Borshi. Titulli i veprës në çekisht do të jetë “Vytí vlka, vlka vytí” .
Pas promovimit në Prishtinë romani “Ulurima e ujkut”, së fundmi është përkthyer edhe në maqedonisht. “Ulurima e Ujkut” është roman për ujkun kundër qenve dhe një revoltë ndaj situatës në të cilën jetojmë e cila më së mirë përshkruhet përmes metaforës së përdorur nga autori si në vijim./KultPlus.com
“Ulurima e Ujkut” e shkrimtarit Ag Apolloni po përkthehet edhe në çekisht
NGA KATEGORIA