Përfundon protesta, ultimatumi i Opozitës: Qeveria i ka dy javë kohë

E publikuar: 18/04/2015 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti është kapur në emër të votës së fituar në zgjedhje. Ai ka thene se Qeveria e Kosoves i ka dy jave kohe per permbushjen e kerkesave te Opozites

Ai ka thënë se pushteti po nëpërkëmbë dhe po përcesh qytetarët e vendit.

“Ne s’do të ndalemi”, ka thënë Haradinaj, në fjalimin e mbajtur para protestuesve.

Haradinaj ka thënë se janë për rritjen e pagave dhe zhvillimit ekonomik por jo i kanë thënë korrupsionit dhe krimit ekonomik.

“I themi jo monopoleve në Kosovë. Po e shkatërrojnë ekonominë”, ka thënë ai.