Byroja kosovare e Sigurimeve është e vendosur që pas datës 7 shtator të ngrijë marrëveshjen për njohjen reciproket të policave të sigurimit, nëse pala serbe vazhdon ta shkel këtë marrëveshje.
Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë-Serbi në fushën e sigurimeve, thotë se si kryetar i kësaj Byroje “i kishte dhënë ultimatum palës serbe për njohje të targave RKS”.
Pacolli ka thënë se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të diskutojë me Serbinë që të hiqen këto ndalesa, por edhe Qeverisë së Kosovës i ka kërkuar që të vendosen targat prova.
Por, kjo e fundit, sipas tij, nuk ka vepruar ende. /Tribuna Channel/