Keni probleme me presion të gjakut, por ende nuk jeni të sigurt nëse duhet të filloni të përdorni tableta për ta rregulluar atë? Nëse i keni këto shqetësime ose shqetësime të ngjashme, lexoni në vijim se si mundeni në mënyrë natyrale ta ulni tensionin e gjakut.
Ilaçet bimore
Pyetja e parë që lind është se cilat janë këto ilaçe dhe pse duhet t’i marrim?
Ilaçet bimore janë një qasje alternative për trajtimin e shumë sëmundjeve, qoftë për diçka të zakonshme si ftohja, ose më serioze si shtypja e gjakut, transmeton Koha.net. Ekzistojnë bimë të cilat e zgjidhin problemin në rrënjë duke e sulmuar shkakun e sëmundjes, ndërsa më e mira nga të gjitha është se pothuajse nuk ka efekte anësore.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 80% e popullsisë mbështetet në trajtimin me vetëm bimë.
Pothuajse të gjitha civilizimet e lashta i kanë pasur trajtimet e tyre mjekësore me bimët e tyre të cilat kanë ndihmuar për ta ruajtur ekuilibrin natyror në trupin e njeriut dhe i kanë dhënë atij fuqinë për vetëmbrojtje kundër shumë sëmundjeve. Barnat më të famshme antike janë ajurverdike, shamanike, kineze, greke dhe romake. Që të gjithë këta e kishin një ideologji dhe përdornin varietete të bimëve që e kishin mbështetur këtë ideologji. Bazat ishin të njëjta: të përdoren ekstrakte bimore për parandalimin dhe luftën kundër sëmundjeve të ndryshme, dhe kështu organizmi të jetë në ekuilibër të plotë me mjedisin.
Ilaçet popullore
Të gjitha këto qytetërime kanë përdorur bimë të veçanta, por ka disa shumë të efektshme të cilat e trajtojnë shumicën e problemeve.
Xhenxhefili: xhenxhefili është një përbërës shumë i rëndësishëm i shumë kuzhinave tradicionale, jo vetëm për shkak të shijes unike. Mund të përdoret në disa mënyra, i papërpunuar, turshi, i zier në çaj dhe në gjella të ndryshme. Ai përdoret zakonisht për zgjidhjen e çrregullimeve si pagjumësia, vjellja, gripi dhe ftohjet, reumatizmi, dhe shtypja e lartë e gjakut.
Shafrani: shafrani përdoret zakonisht në pluhur ndërsa është zbuluar se shëron shumë sëmundje, transmeton Koha.net. Ai është shumë i suksesshëm në trajtimin e diabetit, artritit, dhe besohet të ketë efekte antikancerogjene.
Algat e detit: shumë shpesh përdoren në mjekësinë aziatike për ftohje, grip dhe rregullimin e presionit të gjakut.
Këshilla për ta rregulluar shtypjen e gjakut
Shtypja e lartë e gjakut lehtësisht mund të shërohet me bimë. Barnat natyrore për shtypjen e lartë të gjakut janë shumë të efektshme jo vetëm për stabilizimin e shtypjes, por edhe për zgjidhjen e vetë shkakut të problemit.
Për ta ulur shtypjen e gjakut ju mund të përdorni hudhër, xhenxhefil, selino dhe kanellë. Përdorni ato në formë të papërpunuar. Sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje rritjes së konsumit të vitaminës B6 dhe B12, kalciumit dhe magnezit. Këto këshilla së bashku me ndryshimin e disa shprehive si reduktimi i stresit dhe aktiviteti fizik sigurisht do t’ua zgjidhin problemin e shtypjes së lartë përgjithmonë.