Makineria ushtarake dhe tanket iu afruan Krimesë. Pak më në veri se pjesa e Ukrainës që më 2014 u aneksua nga Rusia, u zhvilluan manovra të rrepta.
Me këto veprime, Kievi po pretendon t’i tregojë Moskës se është gati të mbrohet, në rast të një agresioni të ri.
Përgatitjet për luftë me Rusi po vazhdojnë në çdo anë të vendit. E secili po bëhet gati për ta mbrojtur Ukrainën.
Për t’i mësuar qytetarët e këtij vendi si duhet të luftohet, po punojnë specialistë të kësaj pune.
Ne mesin e tyre është edhe një shqiptar, që iu bashkua njësisë paraushtarake të një legjioni gjeorgjian. Emanuel Bazanj, që dikur ka qenë pjesë e forcave ushtarake të Tiranës tha se ai dhe kolegët e tij po trajnojnë civilë ukrainas gjithandej vendit.

Në kryeqendrën ukrainase janë 3 mijë vullnetarë që cilët stërviten tre herë në javëm nga katër orë, për të përdorur armët, në rast të një agresioni rus mbi shtetin e tyre.


















