Ukrainasit ia rrëzojnë edhe një avion ushtarak Rusisë

E publikuar: 25/02/2022 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtria ukrainase përgjatë një beteje të ashpër në Vinnytsya të Ukrainës, ka rrëzuar një avion ushtarak rus të tipit Sukhoi Su-25.

Lajmi është bërë i ditur nga reporteri ukrainas i The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në Twitter.

“Sukhoi Su-25 rus u rrëzua në një përleshje të ashpër pranë Vinnytsya-s. Armiku ndoshta po përpiqej të sulmonte depot e municioneve në Kalynivka”, thuhet në postimin e tij.