Ukraina, testi ideal për Shqipërinë përpara Zvicrës

06.04.2016 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Gati 11 vjet pas asaj ndeshjeje të vlefshme për eliminatoret e Botërorit, Gjermani 2006 që përfundoi në barazim 2-2, Shqipëria dhe Ukraina do të përballen sërish, këtë herë në një sfidë miqësore që do t’u shërbejë shumë të dyja kombëtareve në përgatitjet e tyre për Europianin Francë 2016-të. Në datën 3 Qershor në stadiumin “Atleti Azurri D’Italia” në Bergamo, kuqezinjtë do të kenë përballë një skuadër që për nga cilësitë që zotëron ngjason shumë me dy prej kundërshtarëve tanë në grupin A të Euro 2016, pikërisht me Zvicrën dhe Rumaninë. Ukraina mbi të gjitha do t’i shërbejë Shqipërisë si një test gjeneral për debutimin historik në një kampionat europian që do të ndodhë në Lens në orën 15 të datës 11 Qeshor.

Kuqezinjtë e De Biasit më herët do të sfidojnë Katarin por përballja me Ukrainën do të vijë vetëm 8 ditë përpara ndeshjes ndaj Zvicrës. Ashtu si Shqipëria edhe Ukraina e ka siguruar pjesëmarrjen në Europianin francez edhe pse për ta realizuar dicka të tillë iu desh të kalonte një pengesë të vështirë si Sllovenia në play-off. Nëse për përfaqësuesen e drejtuar nga trajneri Formenko sfida ndaj kombëtares kuqezi shikohet si një test i mirë për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut pasi kuqezinjtë ngjasojnë disi me këtë kombëtare për nga stili i lojës, për Shqipërinë përballja me Ukrainën ka vlerë dyfish. Kjo për vetë faktin se Ukraina luan me skemën 4-2-3-1, ashtu si edhe Zvicra dhe e bazon lojën e saj të dy sulmuesit e krahut Yarmolenko dhe Konoplyanka. Të njëjtën gjë bën edhe skuadra e Petkovic që falë lëvizjeve të Xherdan Shaqirit dhe talentit të Baselit, Embolo arrin të krijojë hapësira duke vendosur në vështirësi mbrojtjet kundërshtare.

Por Ukraina nuk ngjason vetëm me Zvicrën por edhe Rumaninë pasi ekipi i Formenkos, përpara se të mendojë për sulmin mendon fillimisht për mbrojtjen. Pikërisht ky repart është një nga pikat më të forta të Ukrainës që në grupin C kualifikues ku bënin pjesë edhe përfaqësuese të tilla si Spanja apo Sllovakia pësoi vetëm 4 gola, 2 më pak se Rumania që ishte skuadra me mbrojtjen më të mirë në të gjithë fushatën e eliminatoreve. Në dy miqësoret që zhvilluan së fundmi si Ukraina ashtu edhe Rumania arritën të ruanin portën të paprekur respektivisht ndaj Qipros e Uellsit dhe Lituanisë e Spanjës. Me pak fjalë një ndeshje ndaj Ukrainës është testi më i mirë i mundshëm për Shqipërinë në prag të këtyre dy sfidave të vlefshme për grupin A të Euro 2016-të.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)