Ukraina merr qytetin rus të Sudzha, Bjellorusia: Nëse preket kufiri jonë do bëjmë luftë totale

E publikuar: 15/08/2024 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nëse kufiri shtetëror i Bjellorusisë do të preket atëherë do të kemi luftë totale”

Kështu është shprehur Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, në një intervistë për televizionin rus.

“Nëse kufiri shtetëror i republikës shkelet, përgjigja do të jetë e menjëhershme. Ne nuk duam një përshkallëzim dhe nuk duam një luftë kundër të gjithë NATO-s. Ne nuk e duam këtë. Por nëse ata e bëjnë, atëherë ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër”, tha Lukashenko, raporton agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.

Minsku sipas Lukashenkos nuk do të aktivizojë armët bërthamore, nëse askush nuk shkel kufirin shtetëror të Shtetit Federal të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Sipas tij, në rast agresioni kundër Bjellorusisë, Rusia do të prezantojë menjëherë njësitë e saj në territorin e Bjellorusisë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e qytetit rus të Sudzha, më shumë se një javë pasi forcat e tij filluan një inkursion ndërkufitar në rajonin Kursk të Rusisë./a2cnn