Ukraina kërkon takim brenda 48 orëve me Rusinë

E publikuar: 13/02/2022 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë dhe anëtarë të tjerë të një grupi kyç të sigurisë evropiane lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba, tha se Rusia kishte injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar rritjen e trupave.

Ai tha se “hapi tjetër” ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme për “transparencë” në lidhje me planet e Rusisë.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i rreth 100,000 ushtarëve në kufijtë e Ukrainës.

Kuleba tha se Ukraina, të premten, kishte kërkuar përgjigje nga Rusia sipas rregullave të Dokumentit të Vjenës, një marrëveshje për çështjet e sigurisë të miratuar nga anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila përfshin Rusinë.

“Nëse Rusia është serioze kur flet për pandashmërinë e sigurisë në hapësirën e OSBE-së, ajo duhet të përmbushë angazhimin e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të de-përshkallëzojë tensionet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë”, tha ai.