Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës pretendon se elita ruse po e shqyrton mundësinë e vrasjes së presidentit rus, Vladimir Putin.
“Helmim, sëmundje e papritur, aksident – elita ruse po e shqyrton mundësinë e largimit të Putinit”, thuhet në një postim në faqen e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes në Facebook.
Ukraina pretendon se pas gjithë kësaj qëndron një grup njerëzish me ndikim që janë opozitë në Rusi. Bëhet fjalë, thonë ata, për elitën politike dhe të biznesit, përcjell Gazeta Express.


















