Për më se 100 vjet, në periferinë e Romës së Italisë nuk është parë asnjë ujk.
Mirëpo, kamerat e sigurisë kanë kapur ditëve të fundit, disa kafshë të tilla që lëviznin nëpër një pjesë malore, shumë pranë autostradës, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet pse është bërë ky rikthim, apo sa kohë do të qëndrojnë nëpër këto hapësira, pasi zakonisht qëndrojnë thellë në male.
Besohet se në tërë Italinë, janë vetëm rreth dymijë ujqër dhe konsiderohen si specie në zhdukje.
Kjo si pasojë e vendimit të vitit 1970, për vrasjen masive të tyre dhe sigurimin e hapësirave malore për turistë.
Më poshtë mund të shihni momentin, kur ka arritur një nga këlyshët e parë të grupit. /Telegrafi/