Inxhinierët kinezë ndërtuan për herë të parë një makineri në gjendje që të shtyje me aq presion ujin, sa ky i fundi depërton edhe në mjediset më të ngurta që i dalin përpara.
Bëhet fjalë për një mekanizëm të ndërtuar për zjarrfiksit që shëben jo vetëm për të fikur flakët, por edhe për të shkërmoqur dyer të blinduara, mure betoni apo pengesa të tjera të ngurta që mund të pengojnë detyrën e zjarrfikësve.
Makineria është testua me sukses në blloqe betoni, duke i prerë ata si të ishte një gur fleksibël dhe i njëjti rezultat është vërejtur edhe me dyert e blinduara.
Ideatorët e këtij mekanizmi thonë se ai do të ndihmojë zjarrfikësit që të kryejnë më me efektivitet detyrën duke ulur rrezikun që hasin në situatat kur duhet t’u afrohen ndjeshëm flakëve.
Që të vihet në funksion, mekanizmit i mjafton energjia e prodhuar nga motori i makinës së zjarrfikësve dhe është në gjendje që të punojë tre orë pa pushim.