Lajmet

Ujësjellësi “Prishtina”: Borxhi prej 45 milionë eurosh po rrezikon investimet dhe shërbimet për qytetarët

06.05.2026 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ujësjellësi “Prishtina”: Borxhi prej 45 milionë eurosh po rrezikon investimet dhe shërbimet për qytetarët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se borxhi për faturat e papaguara të ujit ka arritur në 45 milionë euro, duke e cilësuar situatën si alarmuese për të ardhmen e shërbimeve të ujësjellësit.

Përmes një postimi publik, kompania tha se ky borxh është krijuar nga mospagesat, papërgjegjësia dhe mungesa e reagimit ndër vite.

“45 milionë euro borxh për ujin… Një mal i ndërtuar me mospagesa, papërgjegjësi dhe heshtje”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Sipas ujësjellësit, faturat e papaguara po ndikojnë drejtpërdrejt në investime dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Çdo faturë e papaguar sot, është një rubinet më pak nesër, një investim i ndalur, një shërbim i rrezikuar”, theksohet në postim.

Kompania apeloi te konsumatorët që të kryejnë obligimet e tyre financiare, duke nënvizuar se uji është shërbim jetik dhe jo “mall pa vlerë”.

“Uji është jetë, jo mall pa vlerë. Ai që e përdor dhe nuk e paguan, nuk po kursen para, po vjedh të ardhmen e të gjithëve”, thuhet më tej.

Kompania e cilësoi shumën prej 45 milionë eurosh si një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm.

“45 milionë euro nuk janë vetëm borxh. Janë alarm që kërkon ndërgjegje, drejtësi dhe veprim tani”, thotë tutje reagimi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje