Uellsi historik në 1/8. Kalon Anglia, shpreson Sllovakia

E publikuar: 20/06/2016 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uellsi dhe Anglia kualifikohen mes 16 më të mirave të Euro 2016 teksa Sllovakia eshte shume prane kualifikimit. Grupi B nuk dhuroi surpriza të mëdha edhe pse Uellsi i rrëmbeu vendin e parë Anglisë që u ndal në një barazim pa gola në sfidën kundër Sllovakisë. Ishin “Tre Luanët” favoritët e mbrëmbjes, por surprizën e bënë ishullorët e vegjël që kaluan 3-0 Rusinë duke e larguar skuadrën e Slutskyt mes vërshëllimave me vetëm një pikë të grumbulluar në tre ndeshje. Në fakt ishte ekipi i Hodgson nga i cili pritej më shumë por anglezët nuk arritën të çanin murin sllovak duke marrë vetëm një pikë nga 90 minutëshi i fundit në grup ku renditen përfundimisht në vendin e 2 me 5 pikë, 1 më pak se Uellsi, ndërsa Sllovakia ka shanse te medha te kaloje për në fazën tjetër si një nga 4 skuadrat e treta. Në “Saint Ettiene” Anglia zbriti me pak modifikime në formacion dhe ishte Vardy ai që dha sinjalin e parë, ndërsa Lallana nuk arriti të zhbllokonte rezultatin disa minuta më vonë. Sllovakia e krijoi rastin e parë të rrezikshëm në minutën e 55 por Vladimir Ëeiss u ndal nga Hart. Anglia e rriti volumin e lojës sulmuese pasi në të 66-ën Dele Alli nuk arriti të pasonte një top në qëndër të zonës së rreptësisë. Një barazim që për Anglinë vlen kualifikimin por jo vendin e parë ku ngjitet Uellsi që shkatërroi 3-0 Rusinë. Ekipi ishullor kaloi në avantazh që në minutën e 11 kur Ramsey në linjën e mbrojtjes ruse mori një top të artë.

Festa e Uellsit vazhdoi edhe 9 minuta më pas kur Neil Taylor shumë pranë vijës fatale e shtyu topin në rrjetë.

Rusia e përhumbur në fushën e lojës nuk e gjeti asnjëherë ritmin duke u konfirmuar si një nga skuadrat më të dobëta të europianit pasi në minutën e 67 pësoi edhe golin e tretë që erdhi nga këmbët e Gareth Bale.

Në këtë mënyrë, grupi B nuk dhuroi asnjë asist për Shqipërinë që duhet të presë verdiktet e ditës së martë dhe të mërkurë.