Shtëpia e futbollit evropian, UEFA e ka rikthyer një gol të kombëtares së Kosovës.
Bëhet fjalë për golin dytë të shënuar të “Dardanëve” ndaj Suedisë me 8 shtator 2025, në “Fadil Vokrri” – ndeshje që u fitua nga Kosova 2-0 e që u luajt për kualifikimet e rregullta të Botërorit 2026.
Në një stil të kundërsulmeve të Real Madridit në kohën e Jose Mourinhos, Albion Rrahmani dhe Vedat Muriqi kombinuan në mënyrë të shkëlqyeshme, me “Piratin” që shënoi me një finish të bukur.
Kështu, UEFA e ka rikthyer edhe një herë këtë gol të bukur, duke bërë një postim të veçantë në Instagram.
“Kombinimi i Rrahmanit dhe Muriqit”, shkruan UEFA.
Kosova, së bashku me Rrahmanin e Muriqin, rikthehen në aksion me 26 mars, në ndeshjen ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit”.
Në rast fitoreje në Bratisllavë, Kosova do të luante me Rumaninë ose Turqinë në finale – në “Fadil Vokrri”.


















