Real Madrid dhe Atletico kanë marrë një lajm shumë të keq para finales së Ligës së Kampionëve.
UEFA secilës skuadër i ka ndarë vetëm nga 19.500 bileta, shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca.
Sipas Marcas, Angel Maria Villar, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, ka qëllim që të dy skuadrave t’ua siguroj nga 30 mijë bileta, pasi kapaciteti i San Siros është 80 mijë spektator.
Real dhe Atletico, në finalen në vitit 2014, kishin nga 18 mijë bileta, por stadiumi i Lisbonës ka pasur një kapacitet vetëm prej 60 mijë ulëseve.
Finalja e madhe mes Realit dhe Atleticos do të luhet në stadiumin e Milanos, San Siro më 28 maj.