UEFA: Lokomotiva dënohet për shkak të racizmit me Skenderbeun

E publikuar: 17/10/2015 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

UEFA e ka dënuar klubin moskovit, Lokomotiva, me mbyllje të pjesërishme të stadiumit, për shkak se ky ekip ishte fajtor për sjellje raciste të simpatizuesve.

Mbështetësit e Lokomotivës patën brohoritur slogane kundër shqiptarëve, gjatë ndeshjes me Skenderbeun, në të cilën ekipi vendës rus fitoi me rezultat 2:0, në takimin e zhvilluar këtë muaj, në kuadër të Kupës Evropiane, raporton AP nga Moska.

Lokomotiva është e detyruar ta mbyll një pjesë të stadiumit të vet, e cila zakonisht është e zbrazët, duhet të paguaj 20 mijë euro gjobë dhe është e obliguar ta paraqes një mbishkrim kundër racizmit në ndeshjen me Besiktasin e Turqisë, javën e ardhshme.