UEFA licencon stadiumin “Fadil Vokrri” për Ligën e Kombeve

E publikuar: 30/08/2018 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu siç pritej, UEFA, sot, e ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin.

Ndryshe ndeshja e parë në këtë stadium ishte testuese ku u takuan Prishtina dhe Drita.

Pikërisht skuadra nga kryeqyteti të dielën në Stadiumin Fadil Vokrri, zhvillon ndeshjen kundër Drenicës.