Faqja e UEFA-së në gjuhën gjermane ia ka huqur paksa.
Kjo për shkak se, në shënimin e golit të dytë, pas emrit të Seferit ka vendosur flamurin e Kosovës, përcjell lajmi.net.
Me siguri është një gabimt teknik, pasi Seferi është i lindur në Maqedoninë Veriore, ndërsa përfaqëson Shqipërinë.
Kujtojmë se ai realizoi gol në minutën e 51′, në sfidën që thuajse tashmë është mbyllur, pasi Shqipëria po avanson 3-0 ndaj Çekisë, dhjetë minuta para fundit.