Yjet e Spanjës, Alvaro Morata dhe Rodri, janë ngarkuar nga UEFA-ja për koret e tyre ndaj Gjibraltarit në festimet e tyre pas triumfit në EURO 2024.
Dyshja e Furisë së Kuqe kishin kënduar “Gjibraltari është i Spanjës” gjatë festës, për të cilën kishte dërguar ankesë Federata e Futbollit e Gjibraltarit.
Një inspektor disiplinor dhe i etikës është caktuar për të hetuar incidentin dhe tashmë procedura disiplinore është hapur.