UEFA ka gjobitur Federatën Kroate me 100 mijë Euro për fishekzjarret e hedhura në fushën e takimit kundër Çekisë. Vendimi i Komisionit të Disiplinës përfshin edhe detyrimin e federatës për të mos u shitur bileta elemëntëve të identifikuar si huliganë. Incidentet që detyruan UEFA-n të hapte një hetim ndodhën në minutën e 41 të pjesës së dytë në sfidën Kroaci-Çeki që u mbyll në barazim 2-2. Fillimisht tifozët kroatë hodhën fishekzjarre në fushë, madje goditën edhe një steëard, i cili ndodhej në fushën e lojës për ta pastruar nga mjetet e hedhura. Kjo detyroi arbitrin ta ndërpriste ndeshjen për disa minuta. Trajneri i Kroacisë, Ante Cacic e cilësoi këtë pjesë të tifozerisë si “terroristë të sportit”, ndërsa Ivan Rakitic u shpreh i shqetësuar duke iu trembur edhe një përjashtimi të mundshëm nga evenimenti. Gjithsesi, Kroacia mbetet në qëndër të vëmendjes pasi tifozët e vendit ballkanas kanë deklaruar se e njëjta situatë do të përsëritet edhe në ndeshjen e fundit të grupit kundër Spanjës./supersport.al/
UEFA gjobit me 100 mijë Euro Federatën Kroate
NGA KATEGORIA