UEFA e dyfishon shpërblimin për Evropianin e grave

E publikuar: 17/12/2024 08:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpërblimi për Kampionatin Evropian 2025 për gra do të jetë dyfish më i lartë sesa në turneun e kaluar, tha UEFA të hënën.

Në Evropianin e vitit të ardhshëm, 16 ekipe kombëtare do t’i ndajnë 41 milionë euro.

Çdo federatë do t’i fitojë të paktën 1.8 milion euro për pjesëmarrje në Euro 2025 në Zvicër, si dhe është e detyruar t’ua ndajë të paktën 30 për qind të atyre parave futbollisteve të veta, njoftoi shtëpia e futbollit evropian.

Fituesja e Euro 2025 do t’i marrë deri në 5.1 milionë euro.

Klubet, futbollistet e të cilave do të garojnë në këtë turne, gjithashtu do t’i fitojnë rreth 6 milionë euro, apo 657 euro në ditë për futbolliste.

Kjo është një rritje e përgjithshme prej 33 për qind krahasuar me Evropianin e kaluar për gra.

Shpërblimi për Kampionatin Evropian 2024 për burra ishte 331 milionë euro, nga të hyrat e përgjithshme prej rreth 2.4 miliard euro.

Secila nga kombëtaret pjesëmarrëse i fitoi të paktën 9.25 milionë euro, ndërsa fituesja, Spanja, i mori 28.25 milionë euro. /Rel