Dy shtëpitë më të mëdha të futbollit UEFA dhe FIFA kanë dënuar ashpër sulmin me bombë në autobusin e Borussia Dortmundit, transmeton IndeksOnline
Skuadra gjermane ishte duke udhëtuar për në stadium për t’u përballur me Monacon në kuadër të Ligës së Kampionëve, por gjatë rrugës shpërthyen tri bomba duke lënë të lënduar futbollistin spanjoll, Marc Bartra.
Ndeshja mes Monacos dhe skuadrës gjermane është shtyrë për sot, ndërsa UEFA dhe FIFA e kanë dënuar këtë incident.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është shprehur i shqetësuar dhe ka thënë që të shtyhet ndeshja deri të mërkurën.
“Unë kam qenë i shqetësuar thellësisht nga shpërthimet që ndodhën në Dortmund. Vendimi i marrë për të shtyrë ndeshjen e UEFA Champions League mes Borussia Dortmund dhe AS Monaco ishte korrekt pasi ne duhet gjithmonë që të kemi prioritet sigurinë e të gjithë tifozëve, zyrtarëve, ekipit dhe lojtarëve.,” tha ai në një deklaratë.
Ndërsa shefi i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se do të vazhdojnë të monitorojë hetimin e incidentit dhe shërimin e lojtarin Bartra-së.
“FIFA dënon incidentin në Dortmund. Ne të gjithë jemi në pritje të detajeve të mëtejshme të incidentit”, ka thënë ai./IndeksOnline/