UEFA “bashkon” Kosovën me Shqipërinë

E publikuar: 14/12/2015 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mund të duket e çuditshme, për disa të tjerë si “irredentiste”, por ajo që ka ndodhur këtë të hënë nuk është një vepër e shqiptarëve, e aq më pak kundër fqinjëve tanë në Ballkan.

Dihet që sot, më 14 janar, do të hapej zyrtarisht procesi i aplikimit online për t’u pajisur me bileta, për këdo që është i interesuar dhe ka mundësi financiare për të shkuar në Francë, sigurisht për të përkrahur kombëtaren kuqezi të Shqipërisë gjatë Europianit të parë në histori.

Megjithatë, me të nisur procesin e aplikimit online të bie në sy diçka aspak e zakontë për ne që jetojmë në Shqipëri, as për shqiptarët që jetojnë në Kosovë… UEFA ka kushtëzuar mbështetësit e kuqezinjve tanë me dy faktorë: ose të jenë shtetas të Shqipërisë apo Kosovës, ose të jenë banues në njërin prej këtyre dy shteteve.

Serbët, me siguri mund ta konsiderojnë si “provokacija”-n e radhës, por ashtu siç dihet, futbolli mund të na bashkojë më shpejt sesa Bashkimi Europian.

/ Top Channel