Milani arriti fitore të vështirë në udhëtim te Udinese me rezultat 0-1.
Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Alessio Romagnoli në minutat shtesë të ndeshjes dhe normalisht në fund italiani ishte lojtari i ndeshjes.
Paraqitje të mirë për skuadrën mysafire arritën të bëjnë edhe Suso (asistoi te goli), Franck Kessie dhe Samu Castillejo.
Suso në tentim për të kaluar Ignacio Pussetton e Udineses (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)
Ndërsa ai që dëshpëroi për dallim nga herat tjera ishte Patrick Cutrone.
Te Udinese më i miri ishte portieri Juan Musso, por edhe dyshja në mesfushë Rodrigo de Paul dhe Seko Fofana.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje nuk luajti shqiptari, Valon Behrami.
Ndeshja e ardhshme e Milanit është kundër Juventusit, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Udinese:
Milan:





















