Udhëtoi mbi 240 kilometra për ta zënë burrin me tjetrën (Video)

E publikuar: 09/01/2018 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti shokues kur një grua e nervozuar ballafaqohet me bashkëshortin e saj “tradhtar”, pasi përshkoi mbi 240 kilometra që ta zë në dhomën e hotelit me një grua tjetër.

Babai i dy fëmijëve besohet se kishte udhëtuar në Ëellingborough në Dover kinse për takim zyrtar, derisa bashkëshortja e tij kishte qëndruar në shtëpi për t’u kujdesur për dy vajzat e tyre, transmeton Telegrafi.

Por ajo filloi të dyshonte në besnikërinë e tij dhe ishte e bindur se po vrapon pas tjerave, dhe kështu vendosi ta përcjellë kurse fëmijët ia la nën përkujdes nënës së saj.

Dhe pasi i pa duke dalur nga dhoma e hotelit, vendosi të konfrontohet me ata në parkingun e veturave, duke e filmuar gjithë ngjarjen. Që nga publikimi i videos ajo është shikuar nga mbi 100 mijë persona. /Telegrafi/