Alexander Khimushin ka vizituar 84 vende të ndryshme të botës, me ç’rast edhe ka njohur persona të ndryshëm nga kultura të ndryshme.
Para tre vjetësh ai filloi projektin “The World in Faces” (Bota nëpër fytyra), përmes të cilit shfaqë bukuri të ndryshme përmes portreteve të personave të zakonshëm.
Në veçanti Khimushin i ka dhënë rendësi vendeve të largëta ku kulturat dhe traditat janë ende mjaft prezente.
Së fundmi ai ka udhëtuar për 25,000 km për të vizituar vende të izoluara dhe të largëta në Siberi.
Qëllimi i vetëm i tij ishte të realizonte fotografi të ndryshme në mënyrë që të shpërfaqej kultura dhe tradita e mahnitshme e vendasve të Siberisë.
Rezultatet janë të mahnitshme dhe ju mund t’i shikoni më poshtë.