Janë shpërndarë pamjet që tregojnë udhëtimin me tren nëpër Londër, me pamje nga perspektiva e makinistit.
Hekurudha e re e emëruar Elizabeth, për nder të mbretëreshës, fillon nga juglindja e kryeqytetit dhe kalon edhe nëntokë, për të dërguar në pjesën tjetër periferike, transmeton Telegrafi.
Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, e tregojnë strukturën e mahnitshme nëpër të cilën kalon treni, që nuk mund të shihen nga dritaret anësore.
Për momentin janë duke u bërë testimet përfundimtare, të trenit, bazamentit, stacioneve dhe tuneleve të shumta.
Kur të fillojë qarkullimi gjatë muajit dhjetor, do të lëvizë deri më 100 kilometra në orë. /Telegrafi/