Aeroplani i Air China ka bërë ulje emergjente, pasi një udhëtare kishte sjellje histerike, me pretendimin se është pushtuar nga ‘fantazmat e liga’.
Gruaja në të 50-at, ishte alivanosur vetëm pak momente pasi u nis nga Pekini, transmeton Telegrafi.
Piloti ka vendosur që të kthehet sërish në aeroportin prej nga u nis, në mënyrë që asaj t’i jepej asistenca e duhur mjekësore.
“Ka diçka që po mi pushton pjesët e trupit”, ka thënë ajo mes ulërimave, duke i shqetësuar të pranishmit, teksa gjashtë anëtar përpiqeshin ta qetësonin. /Telegrafi/