“Udhëtari në kohë kalon testin e detektorëve të gënjeshtrës”, flet për shërimin e kancerit, të ardhmen e Bitcoin dhe rrugëtimin në Mars (Video)

E publikuar: 13/02/2018 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një “udhëtar në kohë” i cili thotë se është nga e ardhmja ka kaluar një test të “detektorëve të gënjeshtrës” pas pretendimit se Donald Trump do të rizgjidhet president i SHBAv-e dhe se Inteligjenca Artificiale do të marr pushtetin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihet njeriu, fytyra dhe zëri i të cilit janë shtrembëruar për të fshehur identitetin e tij dhe i cili pretendon se ka rrezikuar jetën e tij për të udhëtuar mbrapa në kohë.

Misioni i tij, thotë ai, është t’u tregojë të gjallëve se çfarë ka tani në botë.

Ndër parashikimet e tij është pretendimi se robotika Google Glass do të përhapet në të gjithë globin – teknologjia gjithashtu do të zhvillohet deri në atë pikë ku do të jetë në gjendje të drejtojë në mënyrë të pavarur një shtëpi.

Sipas tij, Bitcoin do të jetë gjithnjë e më popullor, por pennies dhe centët do të jenë ende në përdorim.

Në 2030 ai thotë se presidenti amerikan do të jetë një figurë misterioze e quajtur Ilana Remikee.

Ai gjithashtu sugjeron se ngrohja globale ka shkaktuar që temperatura në Amerikën e Veriut të rritet ndërkohë që Evropa është ftohur.

Pretendimi i tij tjetër është se njerëzit do të arrijnë në Mars në vitin 2028 dhe, në të njëjtin vit, do të zbulohet udhëtimi me kohë.

Ai thotë se makinat elektrike do të jenë në gjendje të udhëtojnë aq shpejt sa ato me naftë dhe benzinë (pavarësisht se shumë prej tyre tashmë janë në gjendje ta bëjnë këtë) dhe shumë forma të kancerit do të jenë të shërueshme.

Në një intervistë të mëparshme me Paranormal Elite, Noah tha se kishte anoreksi dhe në fakt është 50 vjeç, por se kishte marrë një ilaç për rinovimin e moshës që e kishte transformuar atë në një 25 vjeçar.

Sigurisht, pretendimet e tij kanë tërhequr skepticizëm. Në përgjigje, ai pranoi të merrte një provë për zbulimin e gënjeshtrës në kamera.

Në disa pamje, ai thuhet se është parë i ulur në një karrige me atë që duket të jetë një “detektor gënjeshtrash” i mbështjellë rreth bicepsit të tij. /Telegrafi/