Gjatë një fluturimi me aeroplan mbi Britani të Madhe, udhëtarët janë bërë dëshmitarët e fluturimit të një objekti të paidentifikuar.
Kjo gjë e pazakontë që reflektonte dritën, ka shkuar paralel me aeroplanin, derisa nuk ka rënë poshtë dhe është bërë e padukshme, transmeton Telegrafi.
“Nuk kishte formë të caktuar dhe lëvizte me shpejtësi, ende nuk dihet nga doli apo për ku është nisur”, ka qenë komenti që e shoqëron rastin.
Megjithëse ka ndodhur para dy vitesh, që tani ka nisur të përhapet në internet, duke marrë vëmendjen e shumë shikuesve. /Telegrafi/