UÇK kundër Gazmend Muhaxherit (VIDEO)

E publikuar: 11/11/2015 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oborri i zyrës së Gazmend Muhaxherit është mbushur me policë.

Kryetarit të Pejës po i ofrohet siguri, pasi kundër tij do të mbahet një protestë.

Janë këta veteranët  e luftës të UÇK-së, që po i kundërshtojnë deklarata mediale ku ai i akuzon disa çlirimtar se mund të kenë gisht në krimet e pasluftës.
Ai me emër e ka përmendur edhe ish-komandantin e Dukagjinit, Ramush Haradinajn,njofton Klan Kosova.

Ndërsa,se UCK-ja nuk pati njësit të përfshira ne vrasjet e pasluftës po e thotë vet organizatori. Bile Pren Marashi, këtë e arsyetoj në këtë mënyrë.

E këtë protestë e mbështeti edhe organizata qendrore e veteranëve të luftës, por edhe disa bashkëluftëtarë të Haradinajt që tani janë deputetë.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi.