Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për t’i bllokuar llogaritë bankare dhe pronat e politikanëve maqedonas nga të gjitha eshallonet e pushtetit, si dhe të një numri të madh biznesmenësh të afërt me pushtetin, për të cilët ekzistojnë dyshime për krime dhe korrupsion, lajmëroi portali maqedonas “Ohridsky”.
Diplomat i paemëruar i lartë amerikan për portalin e ka konfirmuar lajmin, duke shtuar se rekomandim për të vepruar në mënyrën e njëjtë i është dhënë edhe Brukselit, respektivisht të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Bllokimi i llogarive dhe pronave të krerëve të politikës dhe biznesit në Maqedoni, sipas të njëjtit burim, do të zgjasë deri sa në vend të krijohet klimë stabile politiko-ekonomike dhe “deri në lirimin e organeve gjyqësore nga kthetrat e politikanëve”.