Tashmë ka përfunduar shorti dhe janë publikuar edhe grupet e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2021 për U21 (nën 21 vjeç).
Përfaqësuesja e Kosovës është renditur në Grupin 3 së bashku me Kombëtarën e Shqipërisë.
Në të njëjtin grup është edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andora. Ndërsa më poshtë keni orarin e plotë:
Kualifikimet:
Xhiro e parë: 18-20 mars 2019
Xhiro e dytë: 3-11 qershor 2019
Xhiro e tretë: 2-10 shtator 2019
Xhiro e katër: 7-15 tetor 2019
Xhiro e pestë: 11-19 nëntor 2019
Xhiro e gjashtë: 23-31 mars 2020
Xhiro e shtatë: 31 gusht-8 shtator 2020
Xhiro e tetë: 5-3 tetor 2020
Play-offi: 9–17 nëntor 2020
Finalet: qershor 2021
Shpresojmë që Përfaqësuesja dhe Kombëtarja U21 të kenë paraqitje sa më të mirë në fazën e grupeve. /Telegrafi/



















