I vetmi çift real që kërcejnë kundër çifteve të tjera të spektaklit të kërcimit “Dance with me”, e pranuan se janë duke përjetuar një moment krize, për arsyet e së cilës nuk folën hapur “live” në spektakël.
Boksieri me muskuj, që në këtë garë po shfaq talent edhe në kërcim, refuzoi ta puthte partneren e tij në show, por ndërkaq ndaj kërkesës së Robert Aliajt që i bëri Xhenit, se në nëse ai i jepte dhjetë pikë ajo duhet t’ia shpërblente me një puthje për të vërtetuar sa e lirë është ajo tani, Benardi iu përgjigj flakë për flakë duke lënë të kuptohet se ajo është ende partnerja e tij.
Duke nisur nga këto skena, shumë mund të mendojnë se bëhet fjalë për një lojë të çiftit për efekt audience, por këtë opsion e përmbysin statuset dëshpëruese të Xhenit që poston shpesh në Instastory. Sipas mediave online, më e lënduar nga ndarja mendohet të jetë Xheni, e cila i dedikon shprehje të shumta partnerit të saj në kërcim…
Në lidhje me arsyen e ndarjes, deri tani si opsioni më i mundshëm është fakti që për Xhenin Benardi nuk është i dashuri i saj i parë.
Në lidhje me këtë arsye dhe ç’po ndodh realisht jashtë kamerave me jetën e tyre, Benardi rrëfen për “Panorama” të vërtetën e lidhjes me vajzën që njohur në “Big Brother”: “Jemi në një situatë të tensionuar, që do të thotë as bashkë, as të ndarë”, tha ai.
Pyetjes nëse është ndjenja e xhelozisë arsyeja që çoi lidhjen e tyre në këtë gjendje, ai iu përgjigj: “Edhe po, edhe jo”.
Benardi tha se: “Do të vazhdojmë të kërcejmë çift të hënën në spektaklin “Dancw with me”, ndërsa sa i takon bashkë- jetesës, nëse vazhdojnë të jetojnë bashkë në këtë periudhë tranzicioni, ai nuk pranoi të japë më shumë de taje për këtë pjesë.
Benardi është hera e parë që flet rreth ndarjes apo ngrirjes së marrëdhënies me Xhenin, ndryshe nga ajo që i shpreh ndjesitë e saj çdo ditë në Instastory. Ndërkohë që portalet kanë hedhur edhe opsionin tjetër të arsyes së ndarjes, që mund të jetë “virgjëria” e Xhenit, duke u nisur po ashtu nga një status i saj, ku bënte diferencën e meshkujve nga femrat, ndërsa shprehej: “Meshkujt duan të jenë të parët në jetën e një femre, ndërsa femrat duan të jenë të fundit në jetën e një mashkulli”. Ftohtësia mes çiftit ra në sy edhe të të pranishmenë festën e ditëlindjes së kërcimtarit Graciano Tagani, ku Xheni dhe Benardi i qëndruan larg njëri-tjetrit.

















