Artistja Bleona Qerreti e ka mohuar të jetë pjesë e garës për një vend të mundshëm në Këshillimin Kombëtar të “Rithemelimit”.
Teksa u tha më herët se ajo do të garojë nesër, këngëtarja ka publikuar një postim në ‘Instagram’, ku është shprehur se është qytetare amerikane dhe nëse do i ofrohej, do të punonte vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mes politikanëve, në garë për një vend në Këshillin e ri Kombëtar, është edhe mjeku i njohur infeksionist Ilir Alimehmeti, por nuk mungojnë as figura të njohura të spektaklit e artit, si Renis Gjoka, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Fjoralba Dizdari, aktivistja Adriana Kalaja.