U shpenzuen 30 milionë euro por ende s’i dihet lokacioni Teatrit t’Operes dhe Baletit

E publikuar: 19/09/2015 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cashtja për projektin e ri të Teatrit, Operës dhe Baletit ende po vazhdon të jetë i padefinuem mirë.

Projekti për Teatër, Opere dhe Balet tash 10 vjet mbetet i pajetësuem.

Vendi ku ishte vendos ka mbete vetëm gërmadha edhe pse për ta janë shpenzue mbi 30 milionë euro.

 

Ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë se Kulturës e quejn projekt të deshtuem.

Por si Ministria ashtu edhe Komuna e Prishtinës fajin për këtë projekt ja lajnë njana-tjetrës.

Ministria e Kulturës për projektin e shtepisë së Teatrit, Operas dhe Baletit ‘’Ibrahim Rugova” i ka nda nji shumë prej 200 mijë euro për fizibilitetin e këtij projekti.

Derisa lokacioni i ri qe po pritet me u ndertue ky projekt  asht vendi  përballë Teatrit Kombëtar ose afër Katedrales “Nana Terezë”.