U shkatërrua nga reshjet e mëdha të shiut, ura e Smallushës rregullohet brenda dy ditësh

E publikuar: 13/01/2026 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ura e fshatit Smallushë të Lipjanit, e cila u shkatërrua të shtunën më 10 janar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, u rregullua brenda pak ditësh.

Lajmi u bë i ditur nga Komuna e Lipjanit, përmes një postimi në Facebook.

“Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit me sektorin privat, ura është rregulluar dhe rikthyer në funksion brenda dy ditësh, duke mundësuar normalizimin e qarkullimit për banorët”, thuhet në njoftim.