Eugenti u rendit i 11-ti në finalen e madhe të Eurovizionit me këngën “Mall”.
‘Nuk gjej fjale qe te pershkruaj ndjesine qe kam, per dashurine, perkrahjen dhe komentet e ngrohta qe me keni dhene! Shume faleminderit Shqiperi! Shume faleminderit Europe!’ ka shkruar Eugenti në postimin e tij.
Performanca e Eugentit në të dyja netët e konkurimit ka qenë mbresëlënëse. Teksa rrëqethte nga emocionet zemrat e shqiptarëve, ka fituar shumë duartokitje dhe fansa në mbarë botën. /Gazeta Express/




















