U raportua si i zhdukur, policia malazeze gjen trupin e pajetë të një shqiptari

E publikuar: 10/02/2024 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nusret Destanoviq me prejardhje shqiptare, u gjet i vdekur pak orë më parë.

Destanoviq dyshohet të jetë vrarë, sipas raportimeve të para të mediave malazeze.

Për herë të fundit, ai është parë në pompën e benzinës në Karajukiça Bunari në Mal të Zi, dy ditë me parë rreth orës 2 të mëngjesit.

Destanoviq ishte parë atje me veturën e tij.

Policia është duke punuar në zbardhjen e rastit.