Një grua është arrestuar në Prishtinë për mashtrim dhe prezantim të rremë si prokurore.
Ankuesja ka raportuar në polici se e dyshuara duke u prezantuar si prokurore ka marrë para nga ajo si shpërblim për t’ia kryer një rast.
E dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Më 23.12.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore) ka marrë para nga viktima si shpërblim për t’i kryer një rast. Më 25.12.2025 e dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

















