Kryesuesi i Delegacionit Teknik për bisedime rreth çështjeve të sigurimeve, Rrahim Pacolli, ka lajmëruar se pas shumë takimeve të mbajtura në Bruksel ndërmjet Delegacionit Teknik të Kosovës dhe Delegaconit Serb me ndërmjetësim të BE-së, sot u nënshkrua marrëveshja për lëvizje të lirë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, transmeton Indeksonline.
Pavarësisht pengesave të paraqitura nga pala serbe përgjatë këtyre takimeve, u arrit marrëveshja për njohjen reciproke të polisave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia me ç’rast do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, thuhet më tej në komunikatën e Pacollit.