U ndëshkua me të kuq, ky dënim e pret CR7-shin

E publikuar: 09/04/2024 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo është kryetema në Saudi Pro League.

Kjo pasi ai e kishte goditur me bërryl lojtarin kundërshtar në tentim për ta rinisur më shpejt lojën derisa ekipi i tij, Al-Nassr ishte në disavantazh prej dy golash ndaj Al Hilal, i cili u kualifikua në finale pasi fitoi me rezultat 2:1.

Kartonin e kuq, CR7-shi nuk e priti fare mirë duke e duartrokitur gjyqtarin për këtë, të cilin desh e gjuajti me top dhe dukej sikur po donte që ta sulmonte pasi e përjashtoi nga loja.

Ronaldo do të dënohet me dy ndeshje moslojë dhe gjithashtu do të gjobitet me 20 mijë riyal, rreth 5 mijë euro.

Ky dënim nuk duket se do të paraqet ndonjë problem, pasi që paga e fituesit të pesëfishtë të “Topit të artë”, është diku 200 milionë euro në vit.

39-vjeçari nuk po e kalon një periudhë pozitive pasi ai u rikthye së fundmi nga dënimi që e kishte marrë për shkak të gjestit josportiv që e kishte bërë ndaj tifozëve të Al Shabab, të cilët po e këndonin emrin e Messit në fillim të marsit, për ta provokuar dhe për ta shpërqendruar përfaqësuesin portugez.