U ndalua për kundërvajtje, shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

E publikuar: 03/05/2024 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa ishte në detyrë, një zyrtar policor është goditur nga një shofere, e cila ishte ndalur për kundërvajtje.

Ajo goditi me veturë zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zyrtari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës.

“Rreth orës 19:00, sot, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, një zyrtar policor i cili ishte në detyrë është goditur me veturë nga një person. E dyshuara femër A.A., është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor, është larguar nga vendi i ngjarjes.” – tha për infosot zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.