Ky është momenti rrëqethës kur një gjarpër mbi dy metra i gjatë i ngul dhëmbët e mprehtë në dorën e pronarit të tij, që e pëson keq derisa po mundohej ta ushqente.
Videoja është filmuar në Bournemouth, ku pronari i gjarprit shihet duke e mbajtur në dorë një lepur të ngordhur me të cilin planifikonte ta ushqente gjarprin që e mbante në një kuti prej qelqi, transmeton Telegrafi.
Por, ai ishte i bindur se gjarpri do t’i vërsulej lepurit, megjithatë ndodhi e kundërta – ai e kafshoi në dorë dhe për afro një minutë nuk i hoqi dhëmbët e mprehtë.
Ajo çfarë ishte më interesant që pronarit të gjarprit i rridhte nga dora gjak dhe vazhdimisht qeshte, ku dukej sikur nuk po ndjen dhimbje.
Por, pasi e shtrëngon në kokë, gjarpri zmbrapset dhe kështu arrin ta fut në kutinë e qelqtë, duke e joshur sërish me lepurin e ngordhur që kësaj radhe ka sukses. /Telegrafi/