Një “gjuetar” profesionist i gjarpërinjve për pak nuk e pësoi keq. Ai kishte zënë një piton i cili ishte futur në arën e tij, por në një moment u habit dhe gjarpri gjigant u mbështoll rreth këmbës së tij.
Por, situata u bë serioze kur gjarpri filloi ta shtrëngoi me gjithë forcën burrin e pafat, i cili në një moment filloi të humb baraspeshimin, transmeton Telegrafi.
Incidenti ka ndodhur në provincën Limpopo në Afrikën e Jugut, kurse ky burrë është detyruar që në një moment të mbahet në një pemë.
Por, në momentet e fundit i del në ndihmë bashkëpunëtori i tij i cili ia heq nga këmba pitonin gjigant. /Telegrafi/